Burime të Fax News informojnë se Prokuroria e Tiranës ka dërguar mbrëmjen e sotme në Gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Mësohet se ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumentave të Formularit të Dekriminalizimit.
Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.
Sipas akuzës, Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.
Mësohet se në vitin 2015, agjensia amerikane DEA, ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, që dyshohet të jetë një prej disa emrave të përdorur nga ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës.
Discussion about this post