Gjykata e e Tiranës ka dënuar ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës Elvis Roshin me 60 orë punë në interes të publikut për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.
Ndërkohë, Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.
Pala mbrojtese kërkoi qe ish kryebashkiaku te dënohet me punë me interes publik. Vet Roshi ishte dakort me kerkesën e avokatit te tij Maks Haxhia.
“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi.
Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë, por pas verifikimit qe beri Prokuroria, rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post