09:29 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit pasi ishte e dënuar me 18 muaj burg, pezullohet oficerja e Komisariatit 1

10:08 | 13/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falsifikoi formularin e dekriminalizimit pasi ishte e dënuar me 18 muaj burg, pezullohet oficerja e Komisariatit 1

Është pezulluar nga detyra një oficere Policie për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për nën komisaren me iniciale M.D. me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë.

Ajo ka qenë e dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

DETAJE:

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se punonjësja e policisë, N/komisare M.D., me detyrë Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, ka qenë më parë e dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Këtë dënim ajo nuk e ka bërë të ditur gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, duke shënuar në formular si e padënuar. Prokuroria ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për punonjësen e Policisë.

Gjykata në bazë të këtyre të dhënave ka vendosur caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për shtetasen në fjalë.

Kjo masë është marrë nën akuzën për veprën penale të “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”, e parashikuar nga neni 190/1.a i Kodit Penal. Strukturat e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA vijojnë punën për verifikimin e punonjësve, që mund të kenë kryer akte të paligjshme duke tentuar t’i fshehin gjatë procedurave të parashikuara në ligj. SHÇBA ofron numrin falas 08009090 për çdo qytetar që ka informacion mbi implikimin apo shkelje ligjore të punonjësve të Policisë. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: oficerjapezullimpolicia
Pas

Kokëdhima i numëron Bashës gabimet me Reformën Zgjedhore dhe e fton për bashkëpunim të sinqertë

Para

Merkel e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve, pikëpyetja mbetet me kë do të lidh aleancën

Para
Merkel e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve, pikëpyetja mbetet me kë do të lidh aleancën

Merkel e sigurt drejt fitores së zgjedhjeve, pikëpyetja mbetet me kë do të lidh aleancën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.