Dy shtetas janë vënë në pranga nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe letërnjoftimeve. Mësohet se ata u arrestuan në flagrancë teksa ishin duke shkëmbyer dokumentet.
Dy të arrestuarit me banim në Tiranë, u vunë në pranga nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, tek “Rruga e Kavajës”.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Sogiorno”.
Falsifikonin dokumenta dhe letërnjoftime me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 1- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sogiorno”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi I dokumentave.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi I dokumentave”dhe” Falsifikimi I letërnjoftimeve, pasaportave ose I vizave” parashikuar në nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)