Është zhvilluar sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë për tre prej 16 peresonave të proceduar për falsifikim dokumentash me qëllim mundësimin e emigrimit të paligjshëm.
Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për Jetnor Hoxhaj, Artan Haxhia dhe Eris Koliqi. Për të tjerët verifikimi i masës së sigurisë do kryhet neser.
Prokurori i çështjes Asllan Bajramaj ka kërkuar disa ditë më parë caktimin e masës së sugurisë ‘arrest në burg’ pa afat ndaj Artan Hasanit, Jetnor Hoxhaj, Kostaq Papa, Eris Koliqi, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe Enton Lahollari, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur te njëjtën masë sigurie. (B.H/Faxweb)