Tre persona janë vënë në prangat e policisë spanjolle nën akuzën e prodhimit të kopjeve të falsifikuara të makinave “Ferrari” dhe “Lamborghini”.
14 makina mësohet të jenë sekuestruar, të cilat ishin duke u transformuar. Finalizimi i këtij operacioni erdhi pas kontrolleve dhe arrestimeve në qytetin Benidorm, ku u zbulua fillimisht një “Ferrari” false, i realizuar në shkelje të patentave industrial të markës.
Falsifikatorët prodhonin makina super luksoze duke transformuar makinat e thjeshta e më pas i shisnin si të përdorura në internet. (XH.A/SHUPLAKA)