20:46 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Falsifikonin pije freskuese, pranga pronarit të ambjentit, në kërkim kimisti (VIDEO)

09:11 | 05/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falsifikonin pije freskuese, pranga pronarit të ambjentit, në kërkim kimisti (VIDEO)

Falsifikimi i pijeve freskuese ka bërë që një person të përfundojë në pranga dhe një tjetër në kërkim. Në sajë të operacionit ‘Dajti’ u bë e mundur prangosja e Genc Brahysas, 34 vjeç, ndërsa shtetasi E. M, me profesion teknolog (kimist) është shpallur në kërkim.

Sakaq, është proceduar penalisht shtetasja me inicialet F. B., 36 vjeçe. Për këta persona, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: falsifikim pijeshkimistipranga
Pas

”Falni dashuri edhe te ata që s’e meritojnë”, kujt ja çon mesazhin Kryemadhi këtë mëngjes (FOTO)

Para

Plagosja e 26-vjeçarit në Kinostudio, hakmarrje pasi kanosi djalin e biznesmenit

Para
Plagosja e 26-vjeçarit në Kinostudio, hakmarrje pasi kanosi djalin e biznesmenit

Plagosja e 26-vjeçarit në Kinostudio, hakmarrje pasi kanosi djalin e biznesmenit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.