22:12 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Falsifikonin viza, cilët janë dy efektivët e policisë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve (Emrat)

09:49 | 15/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Falsifikonin viza, cilët janë dy efektivët e policisë të përfshirë në rrjetin e trafikantëve (Emrat)

Një ditë pasi policia goditi një rrjet trafikantësh që merrej me falsifikimin e vizave në kryeqytet, është zbuluar identiteti i dy policëve të përfshirë në të.

Dye efektivët e ndaluar për këtë ngjarje janë dy shtetasit Arian Uku dhe Entela Çala.

“Mbi ngjarjet e ndodhura në Qarkun e Tiranës dhe rezultatet e shërbimeve të policisë në kontrollin e territorit të këtij Qarku, për datën 14.05.2018, SHÇBA njofton se:
Më datë 14.05.2018, ora 19.00, u ndaluan shtetasit Arian Besnik Uku dhe Entela Seit Çala, të datëlindjes 26.08.1979 dhe 05.06.1975, banues në Tiranë, me arsim të lartë, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, sepse Prokuroria për Krimet e Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka nxjerrë urdhra ndalimi ndaj tyre, pasi dyshohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Nenet 189, 190, 283/a, 298 dhe 333/a të K.P.O.p.gj, Astrit Latifi”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Deri më tani, lidhur me këtë operacion, janë lëshuar 14 urdhërarreste, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm 7.

Mësohet se baza e grupit kriminal, që dispononte dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, ishte në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në kryeqytet.

Kujtojmë se në pak kohë ky është operacioni i dytë i ndërmarrë kundër falsifikatorëve të vizave, siç ishte edhe rasti i një grupi kriminal që u shkatërrua pak kohë më parë. Rrjeti i godotur më herët merrej me falsifikimin e vizave për në Britani, SHBA e Kanada, dhe kishin dërguar si klandestinë plot 1 mijë shqiptarë. Nuk dihet ende nëse grupi i goditur sot, pjesë e të cilit rezultojnë të jenë 13 persona, ka lidhje me rrjetin e sipërpërmendur.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: viza amerikane
Pas

Përgjimet e PD-së për Xhafajn, ish-drejtuesi i Policisë: Janë të paligjshme, rast i stisur

Para

Gafa që Agron Xhafaj bëri ndaj kallëzimit të zyrtarëve të PD-së

Para
Gafa që Agron Xhafaj bëri ndaj kallëzimit të zyrtarëve të PD-së

Gafa që Agron Xhafaj bëri ndaj kallëzimit të zyrtarëve të PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin, partitë kërkojnë votim të hapur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.