Policia e Pogradecit ka arrestuar postierin e Postës së Pogradecit me iniciale J.SH, 40 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019, pasi dyshohej se shtetasi J. Sh, duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.
Discussion about this post