Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy persona, pasi kanë falsifikuar dokumentet me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke, e cila më parë ka shërbyer si fushë sporti.
Personat e proceduar janë ish-regjistruesi në ZVRP në Fier dhe një qytetar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.