Nën frikën e një tjetër konflikti, familja e Aldison Belulaj ka bërë një gjest pajtimi pas vrasjes që 23-vjeçari i bëri studentes së juridikut Ariela Muarti.
Ata kanë çuar një buqeta me lule në vendin ku u vra Ariela dhe ku u vetëplagos 23-vjeçari përpara fakultetit të mjekësisë.
Aty është vënë edhe një pankartë me mesazhin: “Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.
Mësohet se familjarët e autorit kanë kërkuar të shkonin për ngushëllim në familjen e Arielës, por që nuk janë lejuar nga familiarë të saj.
Gjithsesi ata janë shprehur se e kuptojnë dhimbjen e tyre duke shtuar se edhe ata janë në të njëjtën situatë pasi Aldisoni është në rrezik serioz për jetën. I riu ende nuk ka dalë nga gjendja e komës, ndërsa mjekët ditët e para u shprehën se rreziku më i madh për jetën e tij vinte nga ënjtja e trurit.
(E.K/FAXWEB)