14:05 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Familja është kthyer në një spital psikiatrik”, Gëzim Tushe: Martesat e dobëta janë çerdhet e krimeve

14:05 | 10/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Familja është kthyer në një spital psikiatrik”, Gëzim Tushe: Martesat e dobëta janë çerdhet e krimeve

Sociologu Gëzim Tushe sheh dobësimin e martesave si një nga arsyet kryesore pse janë shtuar kaq shumë krimet në familje.

Duke marrë shkas edhe nga vrasjet e ditëve të fundit brenda familjes, Tushe tha për “FaxNews” se e gjitha kjo vjen për shkak të kalimit nga martesa tradicionale në atë moderne apo edhe për shkak të lidhjeve martesore në moshë të re.

“Shkaqet kryesore të dhunës në familjet shqiptare janë shumë. Së pari është kalimi nga familja e dikurshme në këtë të sotshmen që është një familje më liberale. Procesi i martesës është e dyta, një pjesë e madhe e dhunës vjen nga martesa sepse pjesa më e madhe bëjnë lidhje sipërfaqësore. Është dobësuar martesa.

Ndikojnë edhe martesat në moshë të hershme, bëhen nën tundimet e seksualitetit, pa përgjegjësi, me mendjelehtësi. Këto janë çerdhe të dhunës dhe janë shoqëruar me pasoja sociale të dukshme, siç janë varfëria, papunësia, etj.. Nëse duam të rregullojmë shëndetin e shoqërisë shqiptare, duhet t’i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe familjes. Kjo mund të bëhet përmes arsimimit, përmes socializimit, përmes ndikimit të medias”, tha ai.

Sipas Tushes, familja sot ngjan me një spital psikiatrik ku njerëzit po sulmojnë njëri-tjetrin. Ai shtoi se kujdesi ndaj familjes është dobësuar shumë dhe prandaj krimet po vijnë në rritje.

“Ngjarje të tilla janë dramatike e tragjike që nuk po ndahen shoqërisë tonë dhe po e helmojnë shoqërinë. 80% e këtyre krimeve po kryhen në familje. Në vend që familja të ishte një vatër e ngrohtë, e komunikimit, e dialogut, e tolerancës, e humanizmit, për fat të keq familja shqiptare ka filluar të bëhet një institcuokn shumë problamtik dhe po gjenerohet një numër i madh i krimeve duke e kthyer në një spital psikiatrik ku njerëzit sulmojnë njëri-tjetrin.

Shëndeti i keq i familjes shqiptare, krimi në familjen shqiptare, po ndikon edhe tek dobësimin e shëndetit të shoqërisë shqiptare në tërësi. Institucioni që po pëson degradimin më të madh është vetë familja. Kjo do të thotë që edhe kujdesi ndaj gfamiljes është dobësuar”, deklaroi Gëzim Tushe për “FaxNews”.
(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: gezim tushe
Pas

Brenda javës do ti merren shenjat e gishtave, prokuroria regjistron çështjen për kryebashkiakun

Para

Viktima e tretë në pak ditë me shenja gripi, vdes në spital 33-vjeçarja nga Durrësi. ISHP: Një rast me meningjit, nuk ka epidemi

Para
Viktima e tretë në pak ditë me shenja gripi, vdes në spital 33-vjeçarja nga Durrësi. ISHP: Një rast me meningjit, nuk ka epidemi

Viktima e tretë në pak ditë me shenja gripi, vdes në spital 33-vjeçarja nga Durrësi. ISHP: Një rast me meningjit, nuk ka epidemi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Operacioni antidrogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me antimafien italiane dhe Eurojust

Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.