01:45 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familja po bëhej gati për dasmën e djalit të vetëm, detaje tronditëse për vrasjen e të riut shqiptar në Maqedoni

20:41 | 16/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familja po bëhej gati për dasmën e djalit të vetëm, detaje tronditëse për vrasjen e të riut shqiptar në Maqedoni

Kafen e fundit para se të nisej, e kishte pirë në një kafene në Bellanicë të Malishevës. Nga aty, Rilind Hoxha, kishte hyrë për t’i prerë flokët tek shoku i tij.

Por, Arbër Sërtolli, nuk e dinte që ai takim, do të ishte i fundit më mikun e tij të fëmijërisë. Ndërkohë rreth 4 orë pas këtij takimi, Rilindi me tre shokë të tjerë, kishin shkuar për ta vizituar Shkupin.

Rrugës për t’u kthyer në Kosovë, ata u ndalen në këtë vend për t’u furnizuar me karburant makinën.

Ndërsa mjeti me të cilin udhëtonin të mbushej, 4 shokët vendosen ta pinë edhe një kafe, që doli të jetë e fundit për 22 vjeçarin.

Kjo pasi disa persona të armatosur, u futën për të grabitur këtë kazino. E kur plani nuk u shkoi siç e kishin menduar, ata qëlluan mbi të pranishmit, duke lënë të vdekur Rilindin 22 vjeçar.

Pavarësisht që trupi i tij ndodhet ende në Maqedoninë e Veriut, familja në Bellanicë ka hapur dyert e mortit.

Familjarët për T7, kanë treguar që Rilindi kishte ardhur për pushime në Kosovë. Ai kishte disa vjet që po punonte në Gjermani. Ndërsa në momentet kritike, ai kishte provuar të largohej nga vendi ku po kryhej grabitja. Familja e tij po bëhej gati për dasmën e djalit të tyre të vetëm.

Shokët e të ndjerit, që ishin me të kur ndodhi tragjedia nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë se si ka ndodhur ngjarja. I vdekur në këtë rast, mbeti edhe roja e kazinos, Bunjamin Nushi 20 vjeçar, nga fshati Krushopek i Shkupit. Ai ishte anëtar i një klubit të mundjes.

Etiketa: Rilind Hoxha
Pas

“Nuk janë rastësore incidentet që ndodhin në Shkodër”, Edi Martini: Kishim ngërç psikologjik, shpresoj të mos qajmë …

Para

Hysaj protagonist në ndeshjen e Serise A, pasimi i tij i dhuron i Napolit fitoren

Para
Hysaj protagonist në ndeshjen e Serise A, pasimi i tij i dhuron i Napolit fitoren

Hysaj protagonist në ndeshjen e Serise A, pasimi i tij i dhuron i Napolit fitoren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.