Familja Murati në Vlorë jeton në qiell të hapur. 4 anëtarët e familjes prej dy ditësh nuk kanë një çati mbi kokë.
Historia familjes së Skënder Muratit, e ka zanafillën me përmbytjet e para një viti, ku banesa e tyre u bë e pabanueshme nga uji. Më pas së bashku me bashkëshorten Bejeko Murati dhe dy fëmijët 4 dhe 2 vjeç, për disa muaj, u strehuan në konviktet Shkollës Industriale.
Familja Murati thotë se pasi i nxorën në qiell të hapur, fëmijët mundën t’i strehojnë pranë shtëpisë së fëmijës.
Skënder Murati: Dy fëmijët i çuam tek shtëpia e fëmijës. Nuk bëri gjë bashkia. Po nuk arriti bashkia të më japë zgjidhje, unë do helmohem me gjithë gruan.
Bejeko Murati: Ju lutem shumë, unë nuk eci dot nga këmba, edhe duart i kam të paralizuara. S’kap dot gjë me dorë.
Familja Murati nga Vlora apelon për ndihmë, për një strehë të përkohshme sociale, por Bashkia e Vlorës thotë se nuk e ka këtë mundësi, raporton Ora News.
Momentalisht në konviktet e Shkollës Industriale janë strehuar pesë familje. (M.D/ Shuplaka)