22:46 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Familja Vrapi nuk është më në nevojë falë solidaritetit”, Balla i dorëzon çelsat e shtëpisë së re

15:48 | 22/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Familja Vrapi nuk është më në nevojë falë solidaritetit”, Balla i dorëzon çelsat e shtëpisë së re

Petrit Vrapi së bashku me familjen e tij në fshatin Papër të Elbasanit mbeti në qiell të hapur pak kohë më parë, kur shtëpia pësoi dëmtime të rënda nga rrëshqitjet e tokës dhe nga tërmeti.

Kjo ndërtesë u dëmtua dy herë nga tërmeti, fillimisht Petriti arriti ta riparojë atë, por goditja e dytë e bëri godinën tërësisht të pabanueshme. I Zoti i shtëpisë së bashku me djalin invalid, nusen e djalit dhe nipin kërkuan ndihmë për t’u strehuar, por nuk pranuan të largoheshin nga toka e tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla në atë kohë kërkoi strehimin e familjes në një shtëpi me qera, deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

Në këto kushte me kërkesë të tyre, familjes ju sigurua çadra, por zgjidhja ishte e përkohshme dhe kërkonte një angazhim maksimal që familjes, në kushte të vështira ekonomike, por edhe shëndetësore t’i gjendej një zgjidhje përfundimtare.

Falë angazhimit të bizneseve dhe të gjithë atyre që u solidarizuan dhe kontribuan, sot familja Vrapi ka një shtëpi të re me të gjitha kushtet normale të jetesës.

Numri dy i PS, Taulant Balla vlerësoi solidaritetin e banorëve të Paprrit të cilët u bënë bashkë dhe ndihmuan për ndërtimin e shtëpisë.

“Një solidaritet i tillë është për t’u vlerësuar kur bëhet fjalë për një familje në kushtet që ishte familja Vrapi. Ata nuk do kishin mundur kurrë të ndërtonin një shtëpi të re dhe shpresa e tyre e vetme për një strehë, u shkatërruar nga një fatkeqësi natyrore, por sot më të lumtur se kurrë, familja Vrapi falenderon të gjithë ata që kontribuuan. Një familje sot nuk është më në nevojë falë një angazhimi dhe solidariteti të jashtëzakonshëm. Viti i Ri e gjeti familjen Vrapi në shtëpi të re, për të nisur një jetë të re”, deklaroi Balla.

 

 

Etiketa: paperpetrit vrapitaulant balla
Pas

VIDEO/ Shkëmbinjtë bien në mes të rrugës, burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve

Para

VIDEO/ “Do të q* motrën”, Laert Vasili përplaset me artistët dhe bëhet për spital: Budina më futi thonjtë në grykë

Para
VIDEO/ “Do të q* motrën”, Laert Vasili përplaset me artistët dhe bëhet për spital: Budina më futi thonjtë në grykë

VIDEO/ "Do të q* motrën", Laert Vasili përplaset me artistët dhe bëhet për spital: Budina më futi thonjtë në grykë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.