E reja 21-vjeçare u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit.
Ariela Murati e cila u qëllua për vdekje nga Aldison Belulaj, u varros në fshatin Zharrëz në Fier.
Në të morën pjesë të afërm e miq e dashamirës të ndjerës.
Por familja e vrasësit Aldison Belulaj, nuk u lejua të ishte pjesë e ceremonisë mortore.
Sipas familjarëve, ata kishin kërkuar të ishin në varrim por nuk u pranuan dhe tashmë jetojnë me frikën se mund të fillojë hasmëria midis dy familjeve.
(F.M/Faxweb)