19:02 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familjarët e Ergys Brahimajt mbërrijnë tek morgu, vëllai identifikon viktimën. Zbulohet emri i firmës së skelave

18:22 | 16/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjarët e Ergys Brahimajt mbërrijnë tek morgu, vëllai identifikon viktimën. Zbulohet emri i firmës së skelave

Familjarët e njërit prej personave të mbetur të vdekur në rrugën “Faik Konica” në Tiranë janë paraqitur pranë morgut ku ndodhen trupat e 2 punëtorëve të vdekur.

Bëhet fjalë për familjarët e Ergys Brahimajt të cilët fillimisht nuk janë lejuar të futen brenda spitalit, por që më pas është futur vëllai i viktimës nga ku ka identifikuar fatin tragjik të Brahimajt.

Ndërkohë gazetari i Fax News, Sokol Dema i cili ndodhet pranë ambienteve të spitalit të Traumës raporton se sipas informacioneve, punëtorët e firmës që pu rikonstrukturonte një pallat, nuk ishin të siguruar fizikisht, diçka të cilën e ka konfirmuar edhe kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj në një lidhje telefonike me Fax News.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy viktimat e ngjarjes tragjike janë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosurit që kanë mbërritur në Spitalin e Traumës janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

Ndërkohë nga burimet mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë shembja e skelave, të cilat I përkasin firmës “Skyla” e cila pritet të hetohet për aksidentin e rëndë si dhe pasigurinë e punonjësve në punë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin, ku 5 punëtorë kanë rënë nga skela dhe për pasojë dy kanë mbetur të vdekur dhe tre janë në të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Siç edhe është publikuar në Faxweb.al, punëtorët po punonin nën mungesën totale të sigurisë në punë dhe jashtë çdo kushti teknit, gjë që shkaktoi edhe këtë tragjedi.

Por skandali thellohet edhe më tej, pasi projekti ku po punonin punonjësit ishte i financuar nga Bashkia Tiranë për rregullimin e fasadës, në pallatin ku banonte zv. kreyministri Erion Braçe (lexo ketu)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Altin MarkuERGYS BRAHIMAJEuglidios LikaFAMILJARET IDENTIFIKOJNE VIKTIMENGenti BardhiIDENTIFIKOHET VIKTIMAOrjan Kodraskela sylatragjedia ne tirane
Pas

Ilir Meta flet për herë të parë për Shkodrën, a do të dekretojë Presidenti zgjedhje të reja!

Para

Lulzim Basha viziton banorët e Astirit, ja cila është arsyeja e këtij takimi

Para
Lulzim Basha viziton banorët e Astirit, ja cila është arsyeja e këtij takimi

Lulzim Basha viziton banorët e Astirit, ja cila është arsyeja e këtij takimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

Vrasje makabër në Brazil/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: U asgjësua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.