Familjarët e Kostantinos Katsifas presin të tërheqin trupin e të ndjerit në morgun e Spitalit të Gjirokastrës. Mësohet se familjarët menjëherë pas tërheqjes së trupit, do të kërkojnë ekspertizën mjeko-ligjore private. Kujtojmë që më herët, familjarët e 35-vjeçait grek nuk kanë pranuar të tërheqin trupin pa ekspertizën mjeko-ligjore nga ana e mjekëve grekë.
Burime për Fax News mësojnë se trupi i të ndjerit, do dërgohet në Janinë, ku do të bëhet ekspertiza nga mjekët grekë, në mënyrë private. Më herët Fax News ka kontaktuar mjekët e ekspertizës shqiptare, të cilët kanë zbuluar se viktima është qëlluar me dy plumba në mushkëri dhe në gjoks, jo në kokë siç ishte thënë më parë.
(J.D/Faxweb)