18:36 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Familjarët e kryebashkiakëve pushtojnë institucionet shtetërore, emrat dhe postet

09:03 | 15/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjarët e kryebashkiakëve pushtojnë institucionet shtetërore, emrat dhe postet

Familjarët e krerëve të disa bashkive rezultojnë të punësuar në poste dhe pozicione të rëndësishme të administratës publike. Emrat e bashkëshorteve dhe fëmijëve të kryebashkiakëve, të punësuar në administratën publike, shpeshherë edhe në konflikt interesi, për shkak të punësimit në organe në varësi të njësive vendore.

Familjarët e pushtetarëve vendorë preferojnë drejtimin e kopshteve, punë në ujësjellësa, biblioteka, në Bankën e Shqipërisë, QKZ, Albpetrol, drejtoritë arsimore etj. Filloreta Topçiu, bashkëshortja e kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu, është drejtore kopshti po në Maliq.

Kopshti është në varësi të bashkisë. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Belshit Arif Tafani, zonja Eli Tafani, është drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan, shkruan Shqiptarja.com.

Emrat e familjarëve të kryebashkiakëve në administratë

Gëzim Topçiu, kryebashkiak i Maliqit, bashkëshortja, Filloreta Topçiu, drejtore Kopshti në Maliq.

Arif Tafani, kryebashkiak i Belshit, bashkëshortja, Eli Tafani, drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan. 

Petrit Sinaj, kryebashkiak i Beratit, bashkëshortja, Sonila Sinaj, punonjëse e Bankës së Shqipërisë.

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, Bashkëshorti, Fran Mjeda, punon në KESH.

Nesim Spahiu, kryebashkiak i Çorovodës, bashkëshortja, Valentina Spahiu, punonjëse e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Skrapar. Djali Klajdi Spahiu, punon pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Vajza, Brisilda Celibashi, punon pranë AlbControl sha.

Nezir Rizvani, kryebashkiak i Matit, bashkëshortja, Vjollca Rizvani, punonjëse në Bibliotekën Publike Burrel.

Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, bashkëshortja Irena Subashi punonjëse pranë Bashkisë Fier deri në vitin 2015, më vonë pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier.

Rigels Balili, kryebashkiak i Delvinës, bashkëshortja, Ingrita Balili, përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë.

Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës, bashkëshortja, Frosela Filo, e punësuar në Ujësjellës-Kanalizime, Korçë.

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë Gjirokastër, bashkëshorti, mjek ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.

Zef Hila, kryetar i Bashkisë së Vau i Dejës, vajza, Jozefina Hila, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëshortja, Domenika Hila, punon tek Qendra Shëndetësore Bushat.

Arben Malo, kryebashkiak i Kolonjës, bashkëshortja gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit, Korçë.

Adem Lala, kryebashkiak i Hasit, bashkëshortja punon në arsim.

Adriatik Zotkaj, kryebashkiak i Poliçanit, bashkëshortja, Mirela Zotkaj, mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, djali, Maliq Zotkaj, jurist.

Ahilea Deçka, kryebashkiak i Dropullit, bashkëshortja Eli Decka mësuese.

Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, bashkëshortja Fjoralba Shehu pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, bashkëshortja, Suela Leli mjeke në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.

Durim Rroshi, kryebashkiak i Memaliajt, bashkëshortja, Brunilda Rroshi, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Tepelenë.

Fran Frrokaj, kryebashkiak i Lezhës, bashkëshortja mësuese pranë shkollës 9-vjeçare, Rrilë, Lezhë.

Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës, bashkëshortja Erjona Kokoneshi, mësuese në gjimnazin “Miti Zoj Zaka” në Divjakë dhe aktivitet privat, prodhim pije alkoolike.

Leonidha Hristo, kryebashkiak i Finiqit, bashkëshortja, Znj. Mila Hristo, punon si specialiste pranë QKR, 537 804 lekë.

Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë së Libohovës, vajza Elektra, punon Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.

Luljeta Dollani, kryetare e Bashkisë Gramsh, vajza, Ersiana, specialiste IT në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Bashkëshorti z. Adriatik Ibrahimi, mësues në gjimnazin “Sh. Guzi”.

Melaim Damzi, kryebashkiak i Bulqizës, bashkëshortja Alma Damzi, mjeke- kirurge.

Rajmonda Balilaj, kryebashkiake e Patosit, bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, punonjës i kompanisë Albpetrol sha. (Shqiptarja.com)

 

Etiketa: familjaretkryebashkiaketpunesimeshtet
Pas

Deputetit i LSI-së bën deklaratën e fortë: Prokurorin e Matit desh e vranë se zbuloi arat me kanabis

Para

Pëson hemoragji në kordat zanore, Shakira anullon të gjitha koncertet

Para
30 milionë Paund, Shakira  në listen e “Paradise Papers”

Pëson hemoragji në kordat zanore, Shakira anullon të gjitha koncertet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Silvio Gonzato në takim me prokurorët e Prokurorisë Fier dhe SPAK, diskutime rreth procesit zgjedhor të votimit

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, babë e bijë përfundojnë në spital

Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve

Aksident në aksin Korçë-Pogradec: Mjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.