Familjarët e Kristi Panajotit, , i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë, janë revoltuar mbi deklaratën e policisë. Sipas familjarëve djali i tyre bashkë me kushëririn ishin duke ecur në rrugë të drejtë, ndërsa gropa ishte e hapur në mes të saj dhe njëkohësisht në rrugë nuk kishte as ndiçim dhe as sinjalistikë.
Ndërkohë sipas policisë, automjeti tip “BMW X6” që drejtonte djali i biznesmenit vlonjat Renato Panajotit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal aksin rrugor Uji i Ftohtë – Skelë.
Familjarët akuzojnë gjithashtu edhe firmën e ndërtimit si shkaktare për humbjen e jetës së djalit të tyre.
Po kush është firma që merret me punimet në këtë aks? Është pikërisht firma që bën punimet në Lugomare : XH E M shpk Tiranë, me president dhe nënkontaktor të saj Islam Begën. Ndërsa administrator është Fatmir Merkaj.