Fax News mëson detaje të reja lidhur me korrupsionin e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshkja, për të cilën GJKKO vendosi masën e arrestit të shtëpisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Xhulio Musai ka qenë i arrestuar për plagosje.
Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshkja, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, për shumën e 2 milionë lekëve por, pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.
Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.
Me urdhër të SPAK, gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshkja do të përballet me masën e arrestit të shtëpisë nën akuzën e korrupsionit.
Ajo akuzohet se ka marrë rryshfet kundrejt lehtësimit të masës për një të arrestuar. Përveç saj SPAK ka kërkuar arrest me burg për avokatin Ilir Pashaj, dhe për shtetasit Taulant Ramollari, Xhulio Musaj.
Ndërkohë që familjari i një të dënuari do të përballet po ashtu me masën e arrestit të shtëpisë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post