00:57 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Familjarët kundër Kadri Veselit: Hasan Prishtina e ka vendin aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar, në Kukës

12:35 | 16/08/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjarët kundër Kadri Veselit: Hasan Prishtina e ka vendin aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar, në Kukës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli njoftoi para pak ditësh se u kishte nisur një letër autoriteteve shqiptare ku kërkonte kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë për ti rivarrosur në Prishtinë.

Por kundër kësaj ideje ka dalë përfaqësuesi i familjes së Hasan Prishtinës, stërnipi Mehmet Prishtina I cili në reagimin e tij për këtë çështje ka thënë se eshtrat e patriotit Prishtina nuk duhet të lëvizen nga aty ku pushojnë, dhe do të duhej të kishte angazhim nga liderët e institucioneve të Kosovës që te varri i tij, të ndërtohej edhe Muzeu i Madh i Bashkimit Kombëtar.

Sipas Mehmet Prishtinës Hasan Prishtina e ka vendin aty ku bashkohet kufiri dhe idetë e kombit shqiptar, në Kukës.

Reagimi i plotë:

HASAN PRISHTINA E KA VENDIN ATY KU BASHKOHET KUFIRI DHE IDETË E KOMBIT SHQIPTAR

(Përkitazi me iniciativën e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, për zhvendosjen e eshtrave të Hasan Prishtrinës nga Kukësi në Prishtinë)!

Në 85 vjetorin e vrasjes së patriotit shqiptar, udhëheqësit të kryengritjeve për liri, diplomatit të shquar e ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina, liderët e institucioneve të Kosovës, do të duhej të angazhoheshin që hapësira tek varri i Hasan Prishtinës në Kukës, në qytetin kufi në mes të Shqipërisë së ndarë, të rregullohej e të ndërtohet edhe Muzeu i madh i Bashkimit Kombëtar.

Ata duhet që bashkë me institucionet e shtetit shqiptare, të kujdeseshin që në Vlorën e Pavarësisë krahas shtatoreve të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e tjerëve patriot të vendoset edhe Hasan Prishtina në sheshin e flamurit, siç u vendos ne Prishtine e me vone edhe ne Shkup e Tirane, dhe perfundimisht në qytetin shqiptar në Kukës te derdhet në bronz shtati i i shenjte e i shtrenjte i Hasan Prishtines, pasi aty afer e ka edhe varrin, e jo të tallen në Facebook për kthimin e eshtrave të tij në Kosovë.

Hasan Prishtina, mbetet një ndër të rrallët patriot shqiptar, që me veprën dhe të kaluarën e tij vazhdon të bashkojë edhe sot shqiptarët, përtej bindjeve politike, ideologjike, fisnore e inatqore të popullit tonë, prandaj çdo nismë për t’ ia lëvizur eshtrat Atij, është vetëm thellim i ndarjes së shqiptarëve dhe mos respekt e mos nderim ndaj figures dhe doktrinës së Tij hasaniste.

Hasan Prishtina është i Shkupit, i Tiranës, i Prishtines, i Plavë e Gucisë, i Shkodrës e Vlorës, i Prevezës, Manastirit, Ohrit e Tetovës, Preshevës e Pazarit të Ri.

Ai është i gjithë neve që Shqipërinë e plotë e ndjejmë  në mendje e zemër.

Por, ashtu siç luftoi Hasan Prishtina për ti rrëzuar muret ndarëse midis shqiptarëve, edhe unë bashkë me familjen e madhe, me shumë miqë e shokë nga të gjitha anët e botës, kerkojme te mos levizet nga varrezat e Deshmoreve të Atdheut që prehet në qytetin e Kukëst!

Perfaqesuesi i familjes së Hasan Prishtinës

Mehmet PRISHTINA

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Mehmet Prishtina
Pas

Shifra e ‘çmendur’, qeveria e Edi Ramës në një vit ka dhënë 40 milionë euro për zyra dhe orendi

Para

Flet heroi i Fierit: Si ja hoqa nga duart dy vajzat Rudina Kishtës, e kapi prej mesi dhe i zhyti kokën

Para
Flet heroi i Fierit: Si ja hoqa nga duart dy vajzat Rudina Kishtës, e kapi prej mesi dhe i zhyti kokën

Flet heroi i Fierit: Si ja hoqa nga duart dy vajzat Rudina Kishtës, e kapi prej mesi dhe i zhyti kokën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.