12:04 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familjet e përmbytura sorollaten nga një institucion tek tjetri, nuk dihet kush mban përgjegjësi

18:06 | 12/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjet e përmbytura sorollaten nga një institucion tek tjetri, nuk dihet kush mban përgjegjësi

Plot 13 familje të cilat janë përmbytur nga dalja e lumit Tirana, kanë dalë për të protestuar para Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Ata kanë mbetur pa banesa dhe janë strehuar përkohësisht në një palestër.  Banorët e “Bregut të Lumit” i kërkojnë kësaj ministrie të japë zgjidhje për çështjen e strehimit.

Burra dhe gra, të moshuar dhe të mitur, kërkuan takim me ministrin Blendi Klosi, i cili u vuri në dispozicion këshilltarët e tij.

Por, ata i kanë adresuar për zgjidhje në Bashkinë e Tiranës, me justifikimin se familjet janë rezidentë në Kamëz.

Dyndja e banorëve të “Bregut të Lumit” në zyrat e Bashkisë Tiranë, i ka habitur punonjësit e këtij institucioni, pasi sipas tyre qytetarët kanë trokitur në derën e gabuar.

Pas sorollatjes për orë të tëra në shumë dyer të shtetit në kërkim të një përgjigje, banorët e “Bregut të Lumit” janë rikthyer edhe një herë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Këtë radhë ata patën më shumë fat, pasi në takim u doli vetë ministry Blendi Klosi, i cili u premtoi atyre gatishmërinë e tij për ti ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi.

 Bashkia Kamëz që administron zonën e “Bregut të Lumit”, ku jetojnë prej 15 vitesh familjet e përmbytura nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë rast, pasi sipas saj pushteti qendror nuk ka lëvruar fonde për të pastrehët dhe bashkia nuk disponon asnjë fond emergjence.

Banorët e “Bregut të Lumit” i janë drejtuar për ndihmë me anë të një letre edhe kryeministrit Rama, i cili në kthim përgjigje shkruante se çështjen ia kishte deleguar për zgjidhje Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prefektit të Tiranës, si dhe Bashkisë Kamëz.

Që prej datës 8 nëntor, 13 familjet e mbetura pa strehë nga dalja e lumit Tirana jetojnë në palestrën e shkollës së mesme “Gramoz Palushi” në Babrru.

 

Pas

Rama apel Gjykatës Kushtetuese për “Vettingun”: Pozicionohuni në anën e duhur të historisë

Para

Ristani: Lahu se kam një orë që ndjej erën tënde, Balla: Ti nuk ndjen gjë se vjen tapë

Para
Ristani: Lahu se kam një orë që ndjej erën tënde, Balla: Ti nuk ndjen gjë se vjen tapë

Ristani: Lahu se kam një orë që ndjej erën tënde, Balla: Ti nuk ndjen gjë se vjen tapë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.