06:04 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë për herë të parë që nga pandemia, arrijnë në 400 mln euro

07:47 | 07/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë për herë të parë që nga pandemia, arrijnë në 400 mln euro

Situata financiare e familjeve shqiptare duket se është përkeqësuar gjatë 4-mujorit të parë të vitit reflektuar kjo me një rritje të detyrimeve të prapambetura që këto të fundit kanë ndaj kompanive të energjisë.

Të dhënat zyrtare të sektorit publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë nënvizojnë se borxhet e kësaj kategorie u rritën me rreth 1 milionë euro në raport me fundin e vitit të shkuar. Konkretisht detyrimi në fund të vitit 2022 ishte 45.2 miliardë lekë ndërkohë që në fund të prillit rezultoi 45.3 miliardë lekë (rreth 400 mln euro).

Kategoria e familjarëve është ajo që ka një tendencë të rregullt paguese dhe zvogëlimi të borxhit ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse në fakt është edhe mbajtësja më e madhe e këtij borxhi nga të katër kategoritë e renditura. Për herë të fundit familjarët rritën detyrimet e energjisë gjatë vitit 2020 viti kur shpërtheu pandemia e COVID-19 e cila paralizoi jetën e të gjithëve globalisht duke sjellë pasoja të shumta përfshirë ato financiare edhe në familjet shqiptare.

Një tjetër kategori që ka rritur borxhet është ajo e institucioneve jobuxhetore dhe që janë ndërmarrje të tilla si ujësjellësit, spitalet, ndërmarrjet e ndriçimit. Në këtë grup borxhi nga 18.18 miliardë lekë që ishte në fund të dhjetorit ka kapur vlerën 18.56 miliardë lekë me një rritje 2.5 për qind.

Ndërkohë borxhi nga privatët apo bizneset ka pësuar një ulje të lehtë në raport me fundin e vitit t shkuar. Në fund të prillit ky borxh në total ishte 11.6 miliardë lekë apo 0.6 për qind më pak sesa në fund të vitit të shkuar.

Në rënie ka qenë edhe borxhi nga insitucionet buxhetore që në total në fund të 4-mujorit të këtij viti ishte 4.6 miliardë lekë apo me një rënie prej 2.1 për qind në raport me fundin e vitit 2022.

Në total sipas të dhënave të bëra publike nga ERE borxhi i prapambetur ndaj OSHEE-së nga të katërt grupet ka një vlerë kumulative prej 703 milionë euro.

Ky detyrim ka pësuar rritje në raport me fundin e vitit 2022 kur në total vlera e prapambetur ishte 700 milionë euro apo me një rritje prej rreth 0.4 për qind e totalit.

Pavarësisht përpjekjeve për të ulur totalin e borxheve ndaj kompanisë publike të shpërndarjes ku prej vitesh janë aplikuar edhe skema të ndryshme lehtësuese ky detyrim ka ardhur në rritje duke arritur në fund të prillit vlerën më të madhe ndonjëherë sipas shifrave zyrtare./Monitor

Pas

Aksident i rëndë në Sukth, makina kthehet përmbys, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët përfundojnë në spital

Para

Plas keq në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, vendoset data për zgjedhjen e kryetarit. Deputetët braktisin takimin dhe përplasen fizikisht…

Para
Plas keq në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, vendoset data për zgjedhjen e kryetarit. Deputetët braktisin takimin dhe përplasen fizikisht…

Plas keq në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, vendoset data për zgjedhjen e kryetarit. Deputetët braktisin takimin dhe përplasen fizikisht...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.