Aldioni dhe Samanta ishin dy personazhet të cilët kanë vendosur të njohin më shumë njëri tjetrin në emisionin “Famour” nën drejtimin e Griselda Katirait.
Ata u takuan në shtëpinë e Aldionit, dhe kjo gjë nxiti edhe një debat të vogël mes tyre. Samanta kërkoi që Aldioni të mos thonte se ajo ishte shtëpia e tij, pasi mund të merrte kuptim ndryshme.
Samanta: Të mori malli?
Aldioni: Shumë, si do ia bëjmë këtij malli?Je e mirëpritur në shtëpinë tonë
Samanta: Jotja nuk është, të tjerat i lëmë. Po ta dija që është shtëpia jote nuk vija kurrë.Unë mund të iki nga shtëpia në këto momente, mos e etiketo kjo është shtëpia ime
Megjithatë ata e lanë pas këtë moment dhe “përveshën” mëngët për të bërë edhe nje lakror. Kjo për tu afruar por edhe për tu njohur më shumë me njeri tjetrin.
Ndoshta Aldioni donte edhe të testonte Samantën se si ajo gatuan.
Ata ia dolën me sukses “provës” dhe në bashkëpunim gatuan. Aldioni dhe Samanta kaluan shumë mirë me njëri tjetrin por mbetet për tu parë se cfarë do të ndodh në vijim mes tyre.