Nuk është hera e parë që vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar bien pre e manisë së operacioneve plastike, në të vërtetë mjafton të shfletosh fotografitë e tyre në Instagram dhe kupton se shumë prej tyre duke kopje të njëra-tjetrës, e megjithatë nuk është as e para dhe as e fundit herë që nuk i pranojnë publikisht derisa demaskohen, po në rrjete sociale.
Megjithatë Vesa Luma nuk është lakuar kurrë në radhët e femrave që mund të kenë ndryshuar diçka falë Botox-it apo prekjes së bisturisë. Sigurisht që ish-vajza e ‘’Ethe të së premtes mbrëma’’ ka ndryshuar me kalimin e viteve pasi moda, stili, por edhe përkujdesja për vetën evoluon, por të ketë bërë ndërhyre plastike vallë? Që prej vitit të shkuar, ajo është kthyer në Prishtinë pas një eksperience disa mujore në Zelandën e re dhe pritet që së shpejti të rikthehet në muzikë. Por deri atëherë, ruan komunikimin me fansta nëpërmjet Instragramit.
Ditën e djeshme ajo ka përdorur opsionin ‘’Ask me a question?’’ dhe është përballur shumë pyetje, ku më e përsëritura ishte ‘’ A ke bërë botox dhe operacione plastike’’. Nuk keni pse prisni më pasi ajo është shprehur një herë e përgjithmonë. ”Jo, nuk kam akoma, preferoj shumë trajtimet natyrale përderisa jam ende e re, por nuk e përjashtoj mundësinë që në një të ardhme nëse mendoj se do të më bëjë të lumtur, do ta bëj”, përgjigjet Vesa në Insta Story.
Discussion about this post