Cristiano Ronaldo është një nga meshkujt më të pëlqyer, po duket se me vendimin e fundit do t’iu thyejë zemrat shumë vajzave.
Sipas gazetës sportive “Correio da Manha”, ai i ka propozuar martesë të dashurës së tij Georgina.
Media shkon më tej duke thënë se bukuroshja spanjolle ka pranuar dhe ka nisur të provojë fustane nusërie. Çifti po jeton si bashkëshortë në Itali për shkak të transferimit të Ronaldos te Juventus, dhe kanë një vajzë 1-vjeçare, Alana Martina.
Georgina, e cila e ka mbështetur të dashurin pavarësisht pretendimeve për përdhunimin e një gruaje në Las Vegas në vitin 2009, po e ndihmon futbollistin e Juventusit për të rritur tre fëmijët e tjerë të tij, dy të ardhur në jetë nga një nënë surrogato.
Çifti është parë me unaza të ngjashme Cartier gjatë një darke romantike në Londër. Madje Georgina e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale unazën mahnitëse.
Burime të medias portugeze thanë se: “Cristiano e ka propozuar për martesë Gion. Dasma do të bëhet, por shumë pak persona i dinë detajet. Për momentin dihet që Georgina ka provuar disa fustane nusërie”.
Cristiano dhe Georgina janë njohur në Qershor të vitit 2016 në një dyqan rrobash, ku kjo e fundit punonte.
Nëna e futbollistit është shprehur në të shkuarën se Georgina është e ëma e mbesës së saj dhe se do jetë nusja e saj e ardhshme, duke e cilësuar si një person shumë të qetë.
(E.K/FAXWEB.AL)