Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ku mori pjesë në inagurimin e Urës së Bunës u shpreh se të mos kujdesesh për fasada është si për njeriun të mos rruhet, lahet apo krihet. Ai theksoi se në vendet që nuk ka fasada nuk ka mirëqënie.
“Ia thashë dhe Lulit kur e takova, se më flet vetëm për fasada, fasada, fasada. I thashë: Ti rri pa larë, pa veshur pa krehur? Sikur mos kujdeseshim më për veten, të mos rruheshim, si do dukeshim. Të gjithë të dilnin dhe të mos merreshim me pamjen por vetëm më me barkun për ta mbushur, si do dukeshim? Unë nuk kam parë në një vend që hapësirat të jenë të shkatëruar të dhe të ketë mirëqënie, pasi ka vetëm mbijetesë dhe lëmoshë. Ne vendet që ka fasada, që ka palma, ka edhe mirëqënie. Ndërkohe që aspekti tjetër i rëndësishëm është se ne kemi hapur 641 kantiere dhe nuk kanë qenë as turq, as rumunë po janë shqiptarë të punësuar. Kjo ka rritur edhe ekonominë. Pavarësisht çfarë thonë sharlatanët, ata nuk dinë si të përballen me të bukurën dhe ndryshimin.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)