02:14 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Fasadë, demagogji, hipokrizi!

15:03 | 03/06/2018
në Flash, Te Gjitha
0
Fasadë, demagogji, hipokrizi!

Nga Vladimir Duraj

Fasadë, demagogji, hipokrizi!

Sistemi politik ku po operojmë këtu e 28 vjetë meriton të quhet më i keqi i mundshëm dhe kjo për një arsye të thjeshtë e të vetme. Ky sistem ka më tepër se të tjerë sisteme të këqinj guximin për t’u tallur me ne, kënaqësinë për të na poshtëruar duke na parë në sy teksa i thurim ditirambe dhe elozhe dashurie.

Quajmë vlerë të këtij sistemi thërrimet që dikush prej pasanikëve tanë, të përkëdhelurve të këtij sistemi damlla, u jep fukarenjve në ditë të qametit. Sistemi damlla vë në lëvizje çdo mjet informimi dhe manipulimi të mëndjes njerëzore, media dhe teknika të reja në dispozicion të tij që të pasqyrojnë dhe sjellin si vlera të tij këto veprime që, kur përdoren kështu, janë thjesht e vetëm shërbimi që bossat e sistemit i bëjnë vetes së tyre.

Meritë e sistemit është shtrirja në qeverisje e një mendësie të tillë, quajtja normale e fasadës, demagogjisë dhe hipokrizisë.
Qeveritë i lënë radhën njëra tjetrës si të ishte e njëjta qeverisje në të njëjtën udhë, por, me guximin që u jep sistemi damlla guxojnë të tallen e pohojnë ndryshimin mes tyre.
– Nuk jemi si ata, por, nuk mund të bëjmë më shumë, qeverisja e shkuar e la vendin për ibret të zotit – thotë qeveria e radhës.

Është e vërtetë që qeveritë në këto 28 vite e zhysin vëndin thellë e më thellë më keq, por, kjo nuk është diçka e papritur, kjo është meritë dhe ajo çka sistemi prodhon.
Po ashtu është e vërtetë që përmirësimi dhe ilaçi i kësaj punë është ndryshimi i sistemit, ndryshim dhe jo përmbysje, çka nënkupton prekjen e privilegjeve të të privilegjuarve aktual, të bosave që kujtojnë se duke ndërtuar shtëpinë e një të vobekti kanë zgjidhur problemin e gjithë të pastrehëve, të qeverive që mendojnë se duke shkarkuar një ministër, drejtor apo dreqin e të birin, populli do të kuptoj se po i falin lumturinë.

Argumenti i bërjes së gjërave sira sira edhe 28 vite sistem nga një pinjoll i sistemit, nuk qëndron në këmbë. Janë bërë modë tashmë harbutëria, papërgjegjshmëria, shpirtqënësia dhe ku di unë se ç’tjetër vlerë negative të listoj, e administratës shtetrore nga baza në majë.
Nuk kërkohet kohë e madhe për t’i dhënë minimumin jetik çdo shqiptari, është detyrim që sistemi duhet ta marrë përsipër një orë e më parë.

Sigurisht që dikush prej nesh do realizoj ndryshimin e sistemit aktual, por, këtë do ta bëjë vetëm ai që do të flakë tej fasadën, demagogjinë dhe hipokrizinë. Për këtë është i nevojshëm kontributi i sejcilit prej nesh dhe në radhë të parë i politikës.
Rol të madh duhet të luaj opozita që nga ana e saj duhet të dal nga sistemi aktual. Opozita vuan nga e njëjta sëmundje si edhe qeverisja, demagogjia dhe mungesa e seriozitetit tek ajo është dëshpëruese.

 

Pas

Eva Murati ndryshon tërësisht look, nga brune kthehet në bjonde (FOTO)

Para

Zhgënjimi me Kosovën/ Kush janë 11 të besuarit e Panuccit për sfidën me Ukrainën (Formacioni)

Para
Miqësorja me Zvicrën/ Panucci lë jashtë Sadikun (Lista e plotë)

Zhgënjimi me Kosovën/ Kush janë 11 të besuarit e Panuccit për sfidën me Ukrainën (Formacioni)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.