Kryeministri i vendit Edi Rama i ka shkuar deri në fund “premtimit” të bërë në emisionin E Diela Shqiptare për Eriglisën.
Në emision Rama u vesh si Babagjysh i vitit të ri dhe i premtoi punësim vajzës në administratën publike. Kryeministri ka qenë sot vetë i pranishëm kur vajza është bërë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. I pranishëm në këtë “skenarë” që ngjan më shumë si një PR që i bëhët kryeministrit ishtë dhë moderatori Ardit Gjebrea.
Kjo nuk ka kaluar pa reagime dhe komente në faqen e tij në Facebook. Të shumtë janë ato që e shohin kryeministrin si mbajtës të fjalës dhe premtimeve, por nga ana tjetër shumë komentues e shohin veprimin e Ramës si aspak të drejtë dhe në kundërshtim të hapur me të ashtëquajturat konkurse që zhvillohen për tu bërë pjesë e administratës publike.
“Vetem Show Show. Jemi bere si qeveri pasarele mode. Duam arritjet e qellimeve ku jane? Integrimi me BE ku eshte? Mireqenia ekonomike ku eshte fshehur? Mashtrimet, propagande, korrupsion prioriteti i cdo qeverie Shqiptare. ” shkruan dikush.
Ndërkohë nga ana tjetër dikush shkruan se “Duhet te jemi pjese e minoriteteve, te kemi nje histori mallengjyese dhe mbi te gjitha, te kemi fatin te takojme kryeministrin per te filluar pune ne administraten shteterore!
Diploma, kariera, pervoja, meritokracia, konkurset etj. jane per konsum masiv. Ligjin e ben Luigji ! Viva il Re!” përmbyll komentuesi.
(M.Q/Faxweb)
7