Gjatë një lidhje skype për emisionin Open Jetmor Shima, drejtor i fasonerisë Endi sh.p.k duke thënë se fasoneria e tij nuk është vatër. Shima u pyet edhe për numrin e testimeve të bëra nga ISHP-ja Krujë në fasonerinë që ai drejton, por nuk dha një përgjigje. Sa punonjës të fasonerisë tuaj janë testuar nga ISHP-ja?- e pyeti drejtuesja e emisionit.
Nuk mund jap një përgjigje për këtë. Nuk kam informacion. Ajo i përket ISHP-së- tha Shima.
Kur e keni kuptuar që fasoneria juaj ka të infektuar?- e pyeti gazetarja
“Një zonjë, punonjëse e fasonërisë tonë, kishte një muaj që nuk vinte në punë. Pastaj ISHP-jae Krujës na njoftoi që ajo është me Covid. Ne u mbyllëm me datë 13 deri më 15 mars. Pastaj me datë 16 mars kemi filluar punë me staf të reduktuar. Kemi pajisur të gjithë punonjsit me maska dhe alkol. Me 15 prill na erdhi informacioni që kjo ka ndodhur dhe ne e mbyllëm vullnetarisht fasonerinë.
Drejtori ndër të tjera tha se e kisht bërë testin e koronavirusit në një spital privat por nga ana tjetër ka ndërhyrë zv ministrja e shëndetësisë Rakacoli duke I thënë se nuk lejohet një gjë e tillë por vetëm në ISHP. Rakacolli tha që ka disa koronaviruse dhe nuk e dimë nëse e ka bërë per cobid-19
Më pas drejtuesja e emisionit pyet neës kjo gjë është e paligjshme duke ironizuar pronarin e fasonerisë duke I thënë se a e kishte ndërruar rrugës testin.