Një i ri është ndaluar nga policia e Elbasanit pas një ndjekje disa minutëshe në afërsi të fshatit Papër. Drejtuesi i mjetit tip benz nuk i është bindur punonjësve të policisë të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar.
Pas ndjekjes nga policia ai është arritur të prangoset dhe është shoqëruar ne komisarit. Paraprakisht burime policore pohojnë se i riu ka qenë nën e efektin e alkoolit.
Me manovrat e bëra në segmentin rrugor Elbasan -Papër ka rrezikuar të përplaset me dhjetra automjete në levizje si dhe të rrezikojë jetën e disa kalimtarëve.