Shefi i Urgjencës Kombëtare, skënder Brataj ka sqaruar mbrmjen e sotme më në detaje situatën në të cilën ndodhet që prej se ka mësuar se është infektuar me koronavirus.
Brataj tha në një lidhje me “Opinion” se gjëja me e tmerrshme në situatën e tij është se nuk qëndron dot as shtrirë, as ulur teksa shton se është me fat që është mjek pasi vetëkurohet, ndërsa nuk kursen as batutat.
“Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët për solidaritetin. Janë gjëra që i kemi sqaruar që në fillim të kësaj epidemie. Të dielën kisha temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sikur më kishte rrahur njeri. Fillimisht mora vetëm aspirinë. Sot siç e shihni jam më mirë. Dhimbjet nisin gradualisht. Të dielën më filloi temperatura. Gjëja më e tmerrshme është që s’rri dot në një vend, as shtrirë, as ulur. Pastaj problem është ta kontrollosh me ilaçet normale. Fati është që jam vetë mjek dhe kuptoj. E shikojmë veten nga ana e kuruesit. Tani kam kollë, nuk kam dhimbje, temperaturë kam tek 37 e gjysmë. Sot kam bërë xhiro nëpër shtëpi”, tha Brataj.
Discussion about this post