Një qen i stërvitur për kërkimin e personave të bllokuar në vende ku është e vështirë operimi i forcave njerëzore ka mbërritur ditën e sotme në magazinën e cila u shkrumbua dhe ku ka mbetur i bllokuar punonjësi i sigurisë Arjan Sala.
Prej 3 ditësh Arjan Sala ka humbur brenda magazinës teksa përpiqej të shpëtonte persona të tjerë të bllokuar në momentin kur magazina mori flakë.
Familjarët e tij tepër të tronditur për këtë ngjarje të rëndë ndodhen në vendngjarje dhe nuk janë shkëputur për asnjë moment, në pritje të lajmeve për të riun që u sakrifikua në shpëtimin e të tjerëve.
“Pak minuta më përpara na është thënë se do të fillojë procesi i kërkim shpëtimit. Që nga pasditja e të mërkurës vazhdojnë kërkimet për Arjan Salën që ka mbetur i bllokuar si pasojë e zjarrit në magazinë. Pak minuta më përpara ka arritur dhe qeni i stërvitur për kërkim shpëtim. Gjatë paraditës së sotme kujtojmë që familjarët kanë pasur një incident me punonjësit e zjarrëfikësve, të cilëve i kanë kërkuar të bëhet ndërhyrja sa më shpejt të jetë e mundur, por ata kanë thënë se nuk kanë mjetet e nevojshme për të bërë ndërhyrjen e menjëhershme. Arjan Sala punonte prej 3 vitesh aty. Sicc e pamë dhe nga pamjet ka arritur një qen që do ndihmojë në kërkim shpëtimin e Arjan Sala”, raportoi gazetarja e Fax News, Sara Demushi.
(E.H/Faxweb.al)