Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën ‘Opinion ‘në ‘News 24’ ka shpehur sipas tij faktorët që ndikuan në humbje të zgjedhjeve te 25 qershorit për Partinë Demokratike.
Ai ka shpehur se shqetësuese në këto zgjedhje ka qenë blerja e votës në një kohë kur vendi është në një situatë krimi dhe droge.
Sipas tij një ndër faktorët që ka ndikuar ka qenë dhe pjesmarrja e ulët e qytetarëve në votime.
“Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, u shpreh Mediu.
Ndërkohë ai u shpreh edhe në lidhje me kohën e shkurtër që kishte opozita në organizimin e fushatës elektorale.
Mediu nuk la pa përmendur edhe listën e kandidatëve për deputet duke thënë se ky porces duhej të merrë më shumë kohë. (S.SH/Shuplaka)