Të shumta janë reagimet nga opozita pas publikimit të emrave të qeverisë së re ‘Rama 2’ në Asamblenë e Partisë Socialiste .
Në një reagim Fatmir Mediu thotë se qeveria është e re, por zakoni i vjetër.
Më tej ai shprehet se ish presidenti i Venezuelës Hugo Chavez do krenohej, pasi Rama po ndjek me përpikëri mënyrën e tij të qeverisjes.
REAGIMI I PLOTË:
Qeveri e Re zakon I vjeter
Rama konfirmoj jo vetem me perberjen por dhe me ate cka foli se keto vite qe vijne do kemi vetem nje qeveri.
Ai eshte timonieri, kushtetuta, ligjet, parlamenti asgje nuk ka rendesi.
Fjale dhe demagogji pa fund.
Hugo Chavez do krenohej se si Rama po ndjek me perpikmeri menyren e tij te qeverisjes.
Shtyllat kryesore te qeverise:
Kontrroll, Korrupsion, Varferi, Pasiguri, Largim masiv i njerezeve te afte nga Shqiperia.
Pushteti per te nuk eshte sherbim dhe qeverisje per njerezit, por tepsia, qe u sherbehet njerezve te tij dhe atyre punojne per te.
Te tjeret duhet te duartrokasin vetem kur ti thote ai
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post