Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme pas dorëheqjes së tij. Xhafaj u përball me pyetjet e gazetarëve në lidhje me vendimin e tij por ai bëri thjeshtë një deklarata përshëndetëse për gazetarët.
“Kjo është hera e parë që vij me vonesë në punë pasi kalova një mëngjes shumë të këndshëm me familjen e tij, bashkëshorten dhe mbesën. Jam shumë i lumtur që ju takoj se kemi bashkëpunuar dhe u jam mirënjohës për çfarë kemi bërë së bashku”, tha Xhafaj.
Xhafaj tha se dorëheqjen e tij e ka sqaruar në deklaratën e tij të mëparshme.
Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra:
Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.
Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve.
Sfidat kanë qenë tepër të mëdha, por jam krenar se në krye të një ekipi me integritet e përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi mundur të arrijmë suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej tyre të konsideruara të pamundura për vite të tëra.
Falënderoj të gjithë ekipin, kolegët, miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time, si dhe të gjithë ata që më vlerësuan, besuan dhe më mbështetën gjatë gjithë kësaj periudhe.
Vlerësim dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë ata gra dhe burra në uniformë, për gjithçka bënë gjatë kësaj periudhe në luftë me krimin dhe paligjshmërinë.
Një falënderim i veçantë edhe për partnerët vendas dhe ata të huaj, agjencitë ligj zbatuese vendase e ndërkombëtare, mbështetja e të cilëve ka qenë një inkurajim shumë i rëndësishëm.
(B.H/FAXWEB)