04:30 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

21:51 | 09/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

Pasditen e sotme, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Në takimin ku Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka kërkuar nga punonjësit e policisë që të rrisin angazhimin për të plotësuar detyrat specifike sipas sektorëve të caktuar.

Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme kërkoi nga strukturat e policisë që të zhvillojnë një luftë të vazhdueshme e të pandërprerë për kontrollin, evidentimin, raportimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Ministri nënvizoi rëndësinë kyçe që ka ruajtja e rendit dhe sigurisë publike gjatë fushatës zgjedhore dhe çdo aspekt që lidhet me procesin e zgjedhjeve parlamentare.

Ai vuri theksin në paanshmërinë që duhet të karakterizojë Policinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se nuk do të tolerohet përfshirja e strukturave të saj në fushata paraelektorale apo elektorale, të kujtdo force politike qofshin ato. Në rast se konstatohen implikime të tilla, masat që do të merren do të jenë ekstreme, deri në largimin nga detyra.

Ministri Xhafaj u ndal edhe në punën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, një nga arsyet për të cilat është kritikuar mjaft ashpër paraardhësi i tij Saimir Tahiri.

Ministri u kujtoi efektivëve se do të përballen me përgjegjësi personale, në rast të implikimit të ndonjë punonjësi policie në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

“Kush fitoi në Kavajë?”, si përgjigjen Elisa Spiropali, Albana Vokshi dhe Paskal Milo

Para

Debat i fortë, Vokshi: Ja tre kontraditat e Ramës, Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash

Para
Debat i fortë, Vokshi: Ja tre kontraditat e Ramës, Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash

Debat i fortë, Vokshi: Ja tre kontraditat e Ramës, Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.