Ministri i Brenëshëm Fatmir Xhafaj nëpërmjet një reagimi në ‘Tëitter’ ka thënë se ai është i gatshëm të dorëhiqet nëse audio-përgjimi është i vërtetë, por nëse provohet e kundërta, ai ka sfiduar Bashën duke deklaruar se kreu i PD-së duhet të japë dorëheqjen dhe të paraqitet para drejtësisë.
“Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund”, ka shruar Xhafaj.
Ministri i Brenshëm thotë se është i gatshëm të pranojë çdo përgjegjësi morale nëse materiali i publikuar nga PD është i vërtetë.
“Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan ai.
(B.H/FAXWEB)