Ministri i Brenshëm, Fatmir Xhafaj kaq zhvilluar një takim prej afro dy orësh me strukturat e policisë së Elbasanit.
Ai ka takuar drejtuesit e komanduar në Policinë e Elbasanit, ndësa ka konsumur dhe një kafe me Altin Qaton, drejtorin e komanduar të policisë në Elbasan, raporton “Fax News”.
Xhafaj dhe Qato kanë diskutuar mbi operacionet dhe arrestimet e fundit të policisë. Ai ka inkurajuar policinë e Elbasanit për të rritur përkushtimin e tyre ne luftën ndaj krimit.
Xhafaj ka paralajmëruar Vetting të plotë të trupës policore fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore. Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit.
Gjithashtu ministri ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.
Ky takim ka ardhur vetëm pak kohë pasi Xhafaj shkriu kupolën drejtuese të policisë në Elbasan. (B.H/Faxweb)