Fatmira Breçani ndër të tjera njihet edhe si këngëtarja e preferuar e Sali Berishës. Këtë e ka pohur te edhe emisinoni “Oktapod” i Turjan Hyskës. “Jam Këngëtarja e preferuar e Doktorit. E dua shumë. “, u shpreh ajo.
Biseda:
Hyska:Të ka ftuar edhe te dasma e Argitës?
Breçani: Sigurisht. Vetëm më ka ftuar, dhe kam qenë në dasmën e Argitës.
Hyska: A kërceu doktori te dasma e Argitës?
Breçani: Nuk e mbaj mend që ka kërcyer.
Hyska: Po të kërkonte të këndoje Edi Rama te dasma e Grekut, do shkoje?
Breçani: Po do shkoja me gjithë qejf. Po mor do shkoja dhe do këndoja këngën e Myslym Pezës. (Haahah)