Edhe pse pritej që të jepte llogari sot, Fatos Lulo ka zgjedhur që të përfaqësohet nga avokati në Komisionin e Vetingut.
Lulo është përfaqësuar në këtë seancë nga ana e avokatit Ardian Visha. Seanca po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa media nuk është lejuar të jetë e pranishme. Karriera e Lulos në sistemin e drejtësisë është e gjatë, ndërsa më herët ka qenë dhe pjesë e Gjykatës së Lartë.
Fatos Lulo është lakuar jo pak herë në media për pasurinë e tij mjaft të lartë. Kështu në një investigim të ‘’Birn” rreth gjashtë viteve më parë Lulo rezultonte se kishte një pasuri të përbërë nga zyra, apartamente dhe para të thata prej qindra-mijëra eurosh.
Në deklarimin e pasurisë prej tij, ai ka shënuar si burim të këtyre parave të ardhurat e krijuara si emigrant në Kanada si dhe dhurata të mëdha nga e motra, Drita Lulo.
(E.K/FAXWEB)