Akuza të forta ka ngritur ketë mbrëmje ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke thënë se ky i fundit ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij.
“Sali Berisha më ka vdekur nënën. Unë shkova në prokurori dhe i thashë unë vonohem pak. Ajo më tha do të tpres. Nuk arriti të më priste dhe u dorëzua veçanërisht në 98 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano. Të tilla gjëra patën efektin e vetë dhe ajo dha shpirt. Sali Berisha përse më vrave nënën, ishte mesazhi im? Te varri thashë, falenderoj autoritetet që më dhanë mundësi të përcjell nënën për banesën e fundit,” tha Nano.
(E.H/Faxweb.al)