Ditën e djeshme kryeministri Rama vijoi me Rubrikën e tij ‘Kush Gënjen’. Në fokus këtë herë ishte çmimi i energjisë elektrike që sipas tij Basha paguante më pak.
Duke shpërndarë një lajm të një portali online, kryeministri bënte edhe shpjegimin e tij në lidhje me rastin.
Ndërkohë sot nga çadra e opozitës Basha u shpreh se e para nxjerrja e faturës është shkelje e ligjit. Dhe së dyti beteja e tij për energjinë elektrike nuk bëhet për familjen e vetë po për 75% të shqiptarëve.
‘’Janë rritur çmimet, ky bylmezi dhe ky qymezi kanë nxjerrë faturën time. Këta nuk pyesin për ligjin, kur nxjerrin faturën e Kreut të Opozitës imagjino ç’bëhet me qytetarët e thjeshtë, shtet leshi.
Kam marrë kritika nga një gazetare që e respektoj shumë ka të drejtë se leshi është bio, shteti ynë është shtet akriliku.
Pse për faturën time jam këtu unë mor gomar, unë e kam fjalën për 75 % të shqiptarëve. Këta paguajnë më shumë dhe këtë se luan as topi’’, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)