Francisco Tajeda nga Brooklyn ishte në ishullin popullor grek të Mykonos në Detin Egje.
Por ditën e parë, ai përjetoi një tronditje kur vendosi të hajë në restorantin lokal DK Oyster, që ndodhej menjëherë pranë plazhit.
Edhe pse e ka konsideruar një drekë të zakonshme, ai ka paguar atë që e konsideron “një çmim të pabesueshëm” – 836 euro.
Në tërbim e sipër, amerikani postoi llogarinë në faqen e internetit të Tripadvisor, duke u ankuar për faturën e kripur.
Pronari i restorantit, megjithatë, reagoi i qetë dhe racional.
“Nëse nuk mund të përballosh ushqimin tonë, atëherë mos eja. Gjeni një vend më të lirë”, tha ai.