Eksperti i shëndetësisë në ShBA, Anthony Fauci do të nisë periudhën e vetëizolimit pasi një person i stafit në Shtëpinë e Bardhë rezultoi pozitiv. Ndonëse rreziku i ínfektimit është i ulët, Fauci vendosi që të qëndrojë në karantinë.
Por Fauci nuk do të bëjë karantinë të plotë si Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn është futur në vetëizolim për dy javë pasi ka pasur kontakte me një person që doli pozitiv me Còvid-19. Edhe Robert Redfield, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, do të vetë-karantinohet për dy javë, konfirmoi një zëdhënës i CDC për CNN.
Zyrtarët kanë zgjedhur të mos identifikojnë personin të cilit i janë ekspozuar Hahn ose Redfield. Deri tani është konfirmuar Katie Miller, sekretari i shtypit për Zëvendës Presidentin Mike Pence testoi pozitiv të premten. Dihet se ajo ka marrë pjesë në takimet e forcave kòronavirus të Shtëpisë së Bardhë.(A.M/Faxweb.al)