Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK, për abuzim me një tender për ndërtimin e ujësjellësit, me një vlerë prej 322.439.000 lekë të reja. Mes të arrestuarve janë edhe nënkryetarja e bashkisë dhe disa zyratrë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar.
SPAK njofton se në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Lefter Alla së bashku me Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arseb Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” .
SPAK sqaron se “Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”.
SPAK ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për nënkryetaren e bashkisë, Enkeleda Lleshi, si dhe për Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arseb Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, si dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku.