Vrasja e 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, është shndërruar në një nga ngjarjet më të ndjeshme që acaroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Televizioni “Fax News” dhe “Faxweb.al”, kanë pasqyruar me detaje këtë ngjarje nga dita e parë e deri më sot, duke u bërë burim informativ edhe për mediet greke, si “Skai”, “Tanea”, “ANT1” etj.
Mediat greke duke iu referuar “Fax News” dhe “Faxweb.al” raportuan ditën e sotme lajmin për mbërritjen e trupit të Katsifas në Bularat, si dhe të gjitha detajet e tjera të pasqyruara.
Fax News, si televizioni i pavarur dhe që gjendet pranë qytetarëve, tashmë është kthyer në burim informacioni edhe për mediet jashtë kufijve.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post