Fax News ka investiguar mbi gjendjen e të drejtave të autorëve në Shqipëri, mbi licensimin dhe moslicensimin e agjensive të autorëve dhe producentëve, si dhe për shkeljet ligjore që jane bërë në këto raste.Fax News sjell kronikën e parë ku zbardh detajet mbi betejën gjyqësore mes agjensisë AMP dhe Ministrisë së Kulturës.
Beteja gjyqësore mes agjensisë së producentëve AMP dhe Ministrisë së Kulturës, vazhdon të mbetet vetëm një seancë gjyqësore pa zgjidhje.Në gjyqin e ditës së mërkurë, për të tretën herë u vendos shtyrja e seancës, ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës sërish , për të dytën herë refuzuan të prononcoheshin për kamerën e FaxNews. Agjensia e mbrojtjes së producentëve AMP, ka paditur Ministrinë e Kultures, për heqjen e padrejtë të licensës dhe dhënien së licensës një agjensie tjetër të quajtur GRAMM-A. Por licensimi i kësaj agjensie në bazë të dokumenteve që ka siguruar FaxNews është bërë në shkelje të ligjit, ku në një intervistë ekskluzive për Fax News ka folur mbi punën e AMP, dhe pikërisht për këtë cështje edhe presidenti i AMP,Zamir Sukniqi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, afati I fundit për aplikim për pajisjen me licensë, ka qënë data 28.05.2018, ndërkohë që në dokumentin e siguruar nga FaxNeës, agjensia GRAMM-A, ka dorëzuar materialet dhe kërkesën për aplikim me datën 29 .05.2018. pra jashtë afatit të përcaktuar nga Ministria.Një tjetër fakt që hedh shumë dyshime mbi funksionimin e kësaj agjensie është dorëheqja e dy anëtarëve të GRAMM- A, Blendi Kalivaci dhe Fejzo Subashi , të cilët në dorëheqjen e tyre, tre ditë para aplikimit të agjensisë për licensë,ndër të tjera theksojnë se dorëheqja e tyre vjen nga mostransparenca e themeluesve të GRAMM -A, për qëllimin e kësaj të fundit.Sipas Kalivacit dhe Subashit, dezinformimi do të ishte edhe më i madh nëse shoqata do të ishte regjistruar ne Gjykatë.
Ndërsa për sa i përket palës paditëse, agjensisë AMP, anëtarët e saj theksojnë se kanë zbatuar cdo kontratë dhe cdo pikë të marrëveshjes prandaj e cilësojnë si të padrejtë heqjen e licensës.
Vet presidenti i AMP Zamir Suknqiqi, pohon se në këtë cështje janë të përfshirë një grup personash në Ministrinë e Kulturës për të cilat do të dalin detaje dhe në ditët në vijim.
Por nuk mjafton me kaq.
Një fakt tjetër i cili provon se Ministria e Kulturës ka përdorur njëanshmëri në mosrinovimin e licencës së Amp në favor të Gramm- A, është veprimi me dy standarte i zbatimit te ligjit dhe konkretisht Rinovimi i licencës së agjensise për të drejtat e interpretuesve AKDIE, kundër të cilës ekziston një peticion prej 140 artistëve të fushave të ndryshme të interpretimit dhe një aplikim i tyre për marrjen e licensës me pretendimin se nga AKDIE jo vetëm u janë vjedhur paratë por edhe se AKDIE ka shmangur me cdo veprim të mundshëm anëtarësinë e tyre. Ky fakt është konstatuar edhe nga vetë Ministria e Kulturës e cila ka rinovuar licensën e kësaj të fundit me kushtin e nënshkrimit të kontratave me anëtarë të rinj. Mbi standardet e dyfishta të kësaj Ministrie tregohet edhe nga licensimi i një tjetër shoqate, asaj që përfaqëson autorët e quajtur Albautor, ku edhe ndaj të cilës po kjo Ministri ka konstatuar se nuk i përmbush kushtet por e ka licensuar me kusht. Por për këto dy agjensi Fax News do të flasë në kronikat në vazhdim.