Një nga propozimet që shoqëron paketën fiskale për 2019-ën është ndryshimi i ligjit për “Taksat Kombëtare” dhe vecanërisht ndryshimi i “Taksës së Ambalazhit”. Drafti i ri i siguruar nga Faxnews ul taksën e ambalazhit por rrit gamën e produkteve që do taksohen.
Në paketën e re fiskale parashikohet taksimi i çdo materiali plastik që do importohet. Nëse në ligjin e mëparshëm taksohej vetëm plastika për ambalazh me 100 lekë/kg tashmë do taksohet çdo material plastik që importohet me 35 lekë/kg.
Ende nuk ka një reagim nga komuniteti i biznesit se sa rëndon në koston e tyre një taksim i tillë. Por nuk do taksohet vetëm plastika e gatshme, por dhe lenda e parë që përdor prodhimi vendas për plastikën, e quajtur ndryshe granulate. Kjo e fundit në paketën fiskale të 2019 parashikohet të jetë 25 lekë /kg. Mbetet i pandryshuar në paketën fiskale të 2019 taksimi i ambalazhit të qelqit në masën 10 lekë/kg.
Vazhdimisht nga biznesi vendas taksa e ambalazhit plastik dhe ajo e qelqit është cilësuar si ndër më të lartat në botë dhe që asfikson biznesin, sipas tyre aplikimi i këtyre taksave i bën produktet tona jokonkurruese në tregjet e huaja.
Gjithashtu edhe produktet vendase konkurrohen nga produktet e importuara, pasi në vendet përkatëse nga ku importohen këto produkte kjo taksë është zero ose disa herë më e ulët se në Shqipëri, dhe ndaj këto produkte të importuara vijnë me çmime shumë konkurruese.
(J.D/Faxweb.al)